Osmani: Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës

17:45 | 13 Tetor 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar shpër sulmet ndaj gazetarëve në Veri të Kosovës.

Osmani thotë se gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik, dhe gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt

Sipas saj kjo dëshmon se sa të rrezikshme janë strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë.

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga Veriu i Kosovës. Ky është një demonstrim tjetër i rreziqeve që paraqesin strukturat ilegale dhe të dhunshme të Serbisë. Gazetaria është themeli i një kombi të lirë dhe demokratik. Gazetarët duhet të punojnë në një mjedis të sigurt”, ka shkruar presidentja në Twitter./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara