Ish-deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ishte opsioni më i mirë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Edhe pse LDK në zgjedhje do të hyjë në koalicion me AKR-në dhe Alternativën dhe Vetëvendosje si e vetme, dy partitë patën bisedime për një bashkëpunim të mundshëm, por një gjë e tillë nuk u konkretizua.
“Mendoj se do të ishte zgjedhje më e mirë. Edhe në zgjedhjet e kaluara kur u bashkua VLAN-i elektorati i gjitha partive e priti mirë. Kam pas kontakte edhe nga VV dhe e kam parë se ka pas vullnet te disa njerëz aty. Por koha ishte e shkurtër dhe për parti të ideologjive të ndryshme duhet më shumë kohë”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.
Sa i përket koalicionit PDK-AAK-Nisma, Osmani ka thënë se nuk është befasuar fare sepse konsideron se “PDK me çdo kusht dëshiron të mbetet në pushtet”.
“Ky koalicion tregon qartë se ka qenë vetëm si përgjigje kundër forcimit të LDK-së. Mua nuk më befason asgjë nga PDK-ja. Ata duan me çdo kusht të jenë në pushtet”, ka shtuar ajo.
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan