Deputetja e zgjedhur Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, beson se asnjë votë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa nuk “do të rrjedhë” për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, raporton ekonomia online.
Sipas saj, nuk do të votohet as Kadri Veseli si kryeparlamentar.
“Asnjë votë e koalicionit nuk do të shkojë as për Ramushin e as për Kadri Veselin”, ka thënë Osmani pas regjistrimit si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka shtuar se LDK-ja unanimisht ka vendosur që të mos votojë PAN-in. Ajo ka thënë se vetëm pas 3 gushtit mund të deklarohet për secilin vendim dhe deklaratë të deputetëve të LDK-së.
“Deklarimet e PAN-it janë deklarime të një plani të dështuar…”, ka thënë ajo.
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...