Sot në Prishtinë ka mbërritur ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde, i cili në këtë pozitë do të zëvendësojë Christian Heldtin.
Atij mirëseardhje i ka uruar menjëherë ambasadori italian, Nicola Orlando.
Orlando nuk ka pritur shumë dhe ka qenë shumë i drejtpërdrejtë me ambasadorin e ri gjerman, duke ia rikujtuar menjëherë punën e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“I dashur koleg, mirësevjen në Kosovë. Mezi pres që të punojë përsëafërmi me ju, për të ripërtërirë raportet e shkëlqyera që kemi ndërtuar me Christian Heldtin. Si partnerët më të mëdhenj ekonomik dhe të sigurisë, BE ka shumë punë për të bërë në mbështetjen e Kosovës në rrugën Euro-Atlantike, duke filluar me liberalizimin e vizave”, ka shkruar Orlando.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...