Rreth 300 organizata të shoqërisë civile janë bashkuar për ta parandaluar vjedhjen e kapitalit të sektorit joqeveritar dhe rrezikimin e funksionimit të këtij sektori, në përgjithësi, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, parimet ndërkombëtare, dhe nevojat e sektorit në Kosovë.
Më 7 nëntor 2018, Kuvendi ka miratuar Ligjin e ri për OJQ, me shumë ndryshime të momentit të fundit që e rrezikojnë funksionimin e sektorit joqeveritar dhe tjetërsimin, respektivisht vjedhjen e kapitalit të organizatave të shoqërisë civile.
Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar që Ligji të kthehet në Kuvend, kërkesë kjo që është realizuar me 23 nëntor, 2018.
Me rastin e nisjes së sesionit pranveror të punës së Kuvendit të Kosovës, një grup i organizatave të shoqërisë civile do të mbledhen para Kuvendit për t’i takuar dhe informuar deputetët për problemet që ka verzioni aktual i Ligjit, dhe pasojat kryesore në rast të miratimit të tij, pa adresim të kërkesave të shoqërisë civile.
Në këtë aktivitetet informues dhe simbolik do të shpërndahen infografika që shpjegojnë problemin kryesor të Ligjit për OJQ, dhe posterë përmes të cilëve do të kërkohet ndalja e vjedhjes së kapitalit të organizatave të shoqërisë civile.
FacebookTwitterLinkedInMore
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...