Organizatat e dala nga lufta në Kosovë kanë reaguar sërish lidhur me vizitën e paralajmëruar të Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke e quajtur atë të papranueshme dhe një fyerje të rëndë për ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe disa organizata të tjera kanë shprehur shqetësimin se vizita e Trendafilovës është një tentativë për të shmangur llogaridhënien dhe një përpjekje për të ndjekur një agjendë të njëanshme politike.
Sipas organizatave, kjo qasje arrogante dhe fyese s’është tjetër veçse vazhdim i padrejtësisë “që po u bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë”.
“E njëjta gjykatë që heshti për krimet serbe mbi civilët shqiptarë, sot vjen në Kosovë si “autoritet drejtësie”, por nuk ka guxim të përballet me opinionin publik. Kjo është hipokrizi e pastër! Ne, OVL, SHIL dhe SHFD, ritheksojmë kundërshtimin tonë të plotë dhe të palëkundur ndaj kësaj vizite. Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të mos bëhen pjesë e kësaj fasade, dhe i ftojmë të gjithë qytetarët, shoqatat e dala nga lufta dhe mediat e pavarura, të qëndrojnë në krah të së vërtetës dhe sakrificës sonë të përbashkët”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...