Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.
Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa Mayt.
Ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci në rrjetin social facebook ka shkruar një status ku ka thënë se jemi krenar me oficerin e FSK-së i cili mori këtë çmim.
“Krenar me oficerin e FSK-së, Xhevahir Hasanaj, i cili mori çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike. Çmimin ia dorëzoi Kryeministja britanike Theresa May”, ka shkruar ai.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...