Tre nëntogerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses kursin bazik të udhëheqjes për artileri fushore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nëntogerët Shpëtim Hasani, Labinot Osaj dhe Arian Karaxha u trajnuan për rolet e udhëheqësve të togut të artilerisë, oficerë të mbështetjes me zjarr dhe oficerë të drejtimit të zjarrit.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se trajnimi ka për qëllim përgatitjen e ushtarakëve për udhëheqës të Togut të Artilerisë.
“Si udhëheqës të Togut të Artilerisë pjesëmarrësit marrin njohuri praktike për pajisjen Howitzer amerikan M777 (155mm), M109 (155mm), dhe M119 (105mm). Në modulin e Mbështetjes me Zjarr, përgatiten ushtarakët për specifikat e Howitzereve, planifikim dhe thirrje të mbështetjes me zjarr, vëzhgimin e zjarrit si dhe llojet e mbështetjes që ofron artileria fushore si dhe në fushën e Qendrës së Drejtimit të Zjarrit trajnohen për kalkulimin dhe faktorë të ndryshëm që ndikojnë në një qitje sa më precize”, thuhet në njoftim.
Për shkak të sukseseve të treguara në trajnim Nëntoger Arian Karaxha arriti të marrë çmimin “Distinguished International Honor Graduate”./Arbresh.info
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...