Oficerët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë identifikuar dy raste të kontrabandës gjatë kontrolleve të rregullta në zonën e arritjeve, duke konfiskuar mallra të padeklaruara nga dy pasagjerë.
“Pas hetimeve të detajuara dhe marrjes në pyetje të dy shtetasve të huaj të përfshirë në njërin nga rastet, dy personat e dyshuar janë arrestuar me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi shqiptare u kap me 16.7 kg bizhuteri të llojeve të ndryshme në bagazhin e tij. Mallrat nuk ishin të deklaruara sipas rregullave doganore.
Rasti i dytë: Një pasagjer nga Kosova u ndalua me dy ora dore të shtrenjta, të padeklaruara dhe ende në paketimet e tyre origjinale, të cilat u zbuluan gjatë kontrollit të bagazhit.
Mallrat e konfiskuara janë nën procedura të mëtejshme doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës.
Dogana e Kosovës ka rikonfirmuar angazhimin e saj për të parandaluar çdo formë të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
“Kontrollet dhe mbikëqyrja në pikat kufitare vazhdojnë të intensifikohen, duke siguruar respektimin e plotë të ligjeve doganore.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...