Kisha e ndërtuar brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kohën e masave të dhunshme, ka përplasur koalicionin qeverisës në nivel qendror dhe udhëheqjen komunale të Prishtinës. Rrënimi i këtij objekti i cili po trajtohet nga udhëheqja komunale si objekt pa leje, po kundërshtohet nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa.
Komuna e Prishtinës po e vlerëson ndërtim pa leje, objektin e ndërtuar brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i destinuar për kishë ortodokse, shkruan gazeta ‘Zeri’.
Kjo, pasi ky objekt ishte ndërtuar nën masat e dhunshme dhe si i tillë listohet në vargun e objekteve që duhet rrënuar. Por, ky fakt ka bërë që të përplasen Lëvizja “Vetëvendosje” dhe partitë në pushtet në anën tjetër. Këta të fundit po kundërshtojnë rrëzimin e këtij objekti ortodoks, derisa Komuna nuk po lejon funksionalizimin e saj.
Kisha është pa leje ndërtimi
Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, ka thënë se objekti i cili është ndërtuar brenda kampusit universitar është pa leje dhe si i tillë po trajtohet nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës. “Pra, ai duhet të trajtohet në formën se si është, pra një objekt pa leje, për më tepër është simbol i gjenocidit të Millosheviqit, i cili e zgjon traumën kolektive të shqiptarëve sa herë e shohin atë.
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj