Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive komunale, ka marrë pjesë sot në rregullimin e fushës së sporteve për shkollën “Mulla Idriz Gjilani”, në fshatin Velekincë, i cili projekt do të pasohet edhe me investime të tjera në këtë shkollë dhe në fshat.
Me këtë rast nënkryetari Kadriu ka thënë se kësaj shkolle së bashku edhe me pesë shkolla të tjera, u është bërë zgjidhja për terrenet sportive, për të vazhduar gjatë të ardhmes edhe me investime të kësaj natyre edhe nëpër shkollat tjera të Gjilanit.
Ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka investuar këto projekte nëpër shkolla dhe do të vazhdoj edhe më tutje në ndërtim të infrastrukturës shkollore por edhe rekreative e sportive për nxënësit, sepse sporti është pjesë shumë e rëndësishme e edukimit dhe formimit të fëmijëve.
Në këtë fshat gjithashtu janë duke u kryer punimet në infrastrukturë publike dhe do të ketë edhe investime të tjera që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe në shërbime të qytetarëve.
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...
Babai i Rodrit flet për të ardhmen e yllit spanjoll mes thas...
Zelensky: Ukraina nuk po humb
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit