Procesi i numërimit të votave me postë nga zgjedhjet parlamentare të datës 28 dhjetor 2025 në Kosovë ka arritur të përpunojë deri tani rreth 30.43% të totalit të tyre, përkatësisht 28 nga 92 vota me postë që janë pranuar dhe verifikuar deri më tani.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje mbetet fuqimisht në krye me 70.69% të votave të numëruara, duke ruajtur një avantazh të konsiderueshëm ndaj subjekteve të tjera politike.
Pas Vetëvendosjes renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.59% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë marrë përkatësisht 8.83% dhe 8.27% të votave me postë të numëruara deri më tani.
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur
Tahiri: Osmani ishte në ShBA, por nuk tregoi pse nuk arriti ...