Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistematik, nga mohimi i përfaqësimit të drejtë nëpër institucione, te pasivizimi administrativ, mungesa e investimeve, mosnjohja e diplomave, politikat e centralizuara dhe presioni i vazhdueshëm mbi të drejtat civile, kombëtare e socio-ekonomike.
Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi thotë se sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, rikujtohen vlerat universale mbi të cilat ndërtohen shoqëritë demokratike, vlera që, sipas tij, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, mbeten ende të parealizuara plotësisht.
Kjo ditë, Kamberi thotë se mbetet një rikujtim i betimit të përditshëm, që të mos heqin dorë nga kërkimi i të drejtave dhe barazisë, me mjete demokratike dhe me zërin e përbashkët.
“Respektimi i të drejtave të njeriut nuk mund të mbetet vetëm deklaratë, por duhet të shndërrohet në politika konkrete, veprime të matshme dhe qasje institucionale të barabartë. Dita e sotme është një thirrje për reflektim, por njëkohësisht edhe për angazhim të ri për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...