Njohësit e Kushtetutës: Asociacioni me “Kuvend kushtetutëbërës”

11:15 | 7 Nëntor 2015
M. A.

Një javë më parë presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe reagimet kundër këtij asociacioni nga njohës të kushtetues kanë ardhur tashmë.

Se lënda është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese këtë e pranuar për KosovaPress, zëdhënësi i këtij institucioni, Veton Dula, i cili deklaroi përmes telefonit se kërkesa e presidentes është regjistruar dhe është duke u proceduar.

Sipas Dulës është herët për t’u prononcuar lidhur me atë se kur do të jepet mendimi i kësaj gjykate lidhur me lëndën e dërguar nga presidentja . Sipas tij, mbetet çështje e brendshme se si do të procedohet më tutje.

Afati ligjor për të dhënë një vendim lidhur me këtë lëndë është deri në 60 ditë. Ndërkohë ish-kreu i këtij institucioni Enver Hasani ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të sqarojë termin “Kuvend kushtetutëbërës” që është përdorur në marrëveshjen për asociacionin.

Hasani ka thënë në një opinion të botuar se në nenin 3 të Marrëveshjes për Asociacionin përcaktohet se Statuti i Asociacionit do të mira tohet nga “një kuvend kushtetutëbërës”(anglisht: “constituent assembly”), e që, sipas tij, ka tërësisht kuptim të ndryshëm si në formë ashtu dhe në përmbajtje nga termi “kuvendi themelues” siç është përkthyer në gjuhën shqipe.

Ky term, sipas ish-kreut të Kushtetueses, duhet të sqarohet nga ky organ.

Shpërndaje në rrjete sociale