Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Njëri nga të lënduarit, për shkak të gjendjes më të rënduar, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për media se gjendja e të lënduarit është stabile.
“Gjendja është stabile. Po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë,” ka thënë Syla.
LEXO EDHE:
Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident në Baballoq të Deçanit
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...