Ramazani ka shijen ndryshe në minierën e Stantërgut. Në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra, syfyri tradicionalisht bashkon në një tryezë minatorët e Trepçës.
Ata për të cilët thuhet se e kanë bukën me shtatë kore, dhe shujtën e kanë modeste, ashtu siç e kanë edhe natyrën. Dora nxjerrë nga puna në nëntokë, tregon për vështirësitë në këtë minierë, raporton RTVD.
Zeqir Ibishi, minatori më i vjetër, përkundër moshës e agjëron ramazanin.
Ibishi, që për 42 vite jetë ia ka falur Trepçës, i dërgon të fala kryeministrit që minatori mos të përfundojë në fund me një pension prej 75 eurosh.
“Që 42 vjet punojmë kurrfarë të drejtash nuk kena. Të fala i çoj kryeministrit Haradinaj,… ia kena çu kërkesat, as nuk kena të drejt më dal në pension me kushtet që i kemi pas më herët. Minatori 56 vjeçar merr pension 75 euro..”, ka thënë Ibishi.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...