Një qytetar nga Istogu i ka dërguar 100 euro ndihmë financiare familjeve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, mirëpo është shprehur i habitur për përqindjen e lartë të provizionit që ia ka marrë “Raiffeisen Bank” në Kosovë.
N.XH nga Istogu ka shkruar në rrjetin social në “Facebook” se për t’i transferuar 100 euro ndihmë të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri, banka komerciale ia ka ndalë hiç më pak se 29 euro, apo rreth 30 % e vlerës së përgjithshme, raporton “Front Online”.
“Nga Bankat tona ndodhë edhe kjo. Nga kontributet vullnetare emergjence për ndihëm të prekurve nga termeti në Shqipëri ,banka për transferin e asaj ndihmë solide edhe në këto situata të dhimbshm ,për 100€ merr provizion 29 € TURP”, ka shkruar ai në “Facebook”.

KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...