Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri

21:03 | 23 Mars 2026
E.G

Një qytetar në Shtime ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa arma është sekuestruar nga policia dhe rasti është trajtuar në procedurë të rregullt nga sektori i hetimeve.

“Më datën 23.03.2026, rreth orës 17:20, në stacionin policor në Shtime, është paraqitur një qytetar me inicialet R.B. (57 vjeç), i cili vullnetarisht ka dorëzuar në polici një armë zjarri (pistoletë). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa arma është sekuestruar nga policia dhe rasti është trajtuar në procedurë të rregullt nga sektori i hetimeve.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale