Gjykata Themelore e Prishtinës, ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Vesel Bunjakut i cili dyshohet për manipulim me provat pas një përplasjeje me armë zjarri mes familjeve Sekiraqa dhe Capat në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj gjykate.
“Seanca është mbajtur. Vendimi është marrë, është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë për dy vepra penale, “Manipulim me prova” dhe Mbajtje dhe posedimi i paaautorizuar i armëve”, tha ajo.
Ndryshe, mbrëmjen e 1 shtatorit, përleshja mes dy familjeve të njohura të Prishtinës tronditi kryeqytetin. Si pasojë e shkrepjes së armëve i vdekur mbeti një person derisa pesë të tjerë u plagosën./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...