Policia raporton se në fshatin Polluzhë të Drenasit dje pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture.
Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari duke lëvizur me kamionin Mercedes në rrethana të panjohura është aksidentuar me veturën Mercedes që drejtohej nga viktima.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe një pasagjere.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit ne Drenas dhe si pasojë e lëndimeve të marra viktima-ngasësi i veturës ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja është transportuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në repartin mjekësor nën përkujdesje policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...