Një person ka vdekur e janë shënuar 7 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,117 testime ndërkaq 103 persona janë shëruar.
Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 434.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinë anti-COVID 1,907 persona ndërkaq të vaksinuar gjithsej që nga fillimi i këtij procesi në fund të muajit mars janë 98,277.
Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 2,249 persona ndërkaq janë shënuar 107,571 raste pozitive e janë shëruar 104,791 persona./arbresh.info/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...