Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar si pasojë e një vet aksident në Çikatovë të vjetër të Drenasit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se deri me tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet , ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, u shpreh Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”, tha Ahmeti
Ahmeti shtoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./Arbresh.info
Kurti në hapjen e Javës së Frankofonisë: Dialogu është më i ...
Enzo Fernandez i “mbyll derën” Real Madridit
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të K...
Medon Berisha humb sezonin njofton Lecce
Kjo është gjendja e inspektorit të IPK-së i cili u plagos so...
S’ndërlidhet me detyrën zyrtare, IPK: Policia në kërkim të t...