Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident në rrugën Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llozicë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfmirmuar, zëdhënësi rajonal i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje.
“Sot rreth orës 13:40, në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë, është raportuar një aksident i rëndë trafiku. Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku personeli mjekësorë ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin”, tha ai./Arbresh.info/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...