Ka vdekur njëri nga të lënduarit në aksidentin mes gjashtë veturave në Komoran.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Ai bëri me dije se në total janë duke u trajtuar 10 persona të lënduar nga ky aksident, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidentin për Arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Hoxha.
LEXO EDHE:
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri