Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për kryeqytetin, Enis Pllana, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.
I njëjti ka shtuar se në aksident të përfshira ishin tri vetura dhe se dy prej veturave ishin të parkuara, dhe njëra në lëvizje. Pos, veturave në aksident i përfshirë ishte edhe një këmbësor.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë”.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game
Shaip Kamberi nderohet në SHBA për përkushtimin ndaj Luginës...
Specialja konfirmon ulëset për ata që kërkuan të marrin pjes...
Të hënën zbulohet nata e finales së madhe e Big Brother VIP ...
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...