Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim një ekip ekspertësh nga Këshilli i Evropës në përbërje nga udhëheqësja e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë Isabelle Servoz-Gallucci si dhe katër ekspertët Elizabeth Sandor-Szalay, znj. Tove H Malloy, Detlev Rein dhe Gisella Gori.
Sipas koomunikatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, temë e takimit ishte Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, si një nga traktatet me gjithëpërfshirëse e dizajnuar për të mbrojtur të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare.
“Zëvendësministri Hoxha i njoftoi ekspertët e Këshillit të Evropës për hapat konkret që Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në kuptim të trajtimit dhe ofrimit të mundësive për komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke u zotuar që në respekt të Konventës të marrim përsipër të promovojmë barazinë e plotë dhe efektive të pjesëtarëve që u përkasin pakicave në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore politike dhe kulturore, së bashku me kushtet që do të lejohen që ata të shprehin, ruajnë dhe zhvillojnë kulturën dhe identitetin e tyre”, thuhet në komunikatë.
Aty thuhet se delegacioni nga Këshilli i Evropës u ndanë shumë të kënaqur nga prezantimi i të arriturave në fushën përkatëse duke premtuar bashkëpunim të ndërsjellët në realizimin e objektivave të përbashkëta në përputhje me Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...