Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka treguar pse pranuan të jenë në një koalicion me LDK-në.
Nitaj në ka thënë se koalicioni me LDK-në ishte një alternativë më e mirë se sa të mbetet në detyrë një qeveri e shkarkuar me 2/3 e votave.
Ai ka thënë se me LDK-në kanë shumë çështje që nuk pajtohen por sipas tij shumë më tepër çështje të përbashkëta i bashkojnë.
“Gjërat që na bashkojnë me LDK-në janë shumë më shumë se ato që na ndajnë”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.
Duke folur për emrat e të nominuarve për ministra të propozuar nga AAK, Nitaj thotë se këta persona përcjellin një frymë të re.
“Shumica prej tyre kanë pasur studime në universitete prestigjioze. Me zotin Kuçi kemi dashur ta ruajmë fijen e trashëgimisë. Besoj se ka qenë një zgjidhje e jashtëzakonshme e AAK-së”.
Nitaj thotë se AAK me këto nominime ka dashur të tregoj se ka diçka tjetër për të ofruar pos vlerave tradicionale.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...