Nitaj e ofendon rëndë Hashim Thaçin

21:41 | 8 Janar 2017
M. A.
Zëdhënësi AAK-së, Muharrem Nitaj përmes rrjetit social Facebook ka shkruar nga një histori të ndarë nga periudha e luftës në Kosovë.
Ai shkruan se si presidenti i tanishëm Hashim Thaçi kishte theksuar që BBC të mos i transmetonte deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, p.sh të Ramush Haradinajn.

Nitaj e ka lidhur këtë histori me deklaratën e sotme të presidentit në lidhje me inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij pë vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote! Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!”/Arbresh.info

Lexo postimin e plotë të Muharrem Nitajt:

“Hashim Thaçi VS Ramush Haradinaj

Ka vite që e njoh Hashim Thaçin. E pata takuar një herë në vititn 1999 në Londër, në një vizitë “sekrete” të tij! Mbaj mend të më pat thënë “do të ishte mirë sikur BBC të mos i transmetonre deklaratat e Komandantëve të Zonave të UÇK-së, psh Ramush Haradinajn”. I habitur, i pata thënë “po ata po e bëjnë luftën, e posaçërisht Ramushi”! Biseda vazhdoj tutje, por e mbaj mend që unë pata dalë i tmerruar pa e kuptuar “ç’kishte ai njeri”!Jo shumë kohë më vonë e pata kuptuar se çka e mundonte Hashim Thaçin. Shokët dhe bashkëpunëtorët e tij, ata më të afërmit, thonë se ai është dinak e i pabesë, interesaxhi e idhnak, hakmarrës… dhe po mundi, tê shkel me këmbë për interesin e tij!

Në këtë logjikë e shoh deklarimin e tij për vizitën në Amerikë, për biletat 500 dollarëshe dhe për impenjimin e tij për kthimin e Ramush Haradinajt në Kosovë! Mos ban hajgare Hashim! Më shumë po bën estrada për kthimin e Haradinajt, se sa ti e Qeveria jote! Behu një herë burrë e trego se pse kompleksi i yt i pashërushëm është Ramush Haradinaj!”, shkruan ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme