Nisma Socialdemokrate bashkë me partnerët e koalicionit AKR – PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kontestuar vendimin e Supremes për votat e diasporës.
Po nga ky koalicion bëjnë të ditur se Nisma – AKR vazhdon të jetë mbi pragun dhe do të jetë pjesë e Kuvendit, mirëpo Kushtetueses iu drejtuan për çështje parimore.
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka thënë për “Zërin” se ky subjekt politik do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit. Sipas tij, Nisma tani nuk ka asnjë rrezik të mos e kalojë pragun.
“E vërteta është që Nisma kalon pragun. Deri më tani janë numëruar mbi 70% e vendvotimeve. Ne jemi stabilë dhe nuk kemi asnjë rrezikshmëri, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së atyre që s’duan ta shohin Nismën në Kuvend”, ka thënë ish-deputeti Hoti.
Ndërkohë i pyetur se a ka gjasa të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, Hoti ka thënë se do të presin certifikimin. “Ne do të presim certifikimin e tejzgjatur zgjedhor dhe pastaj do të shohim”, tha ai.
Kurse sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, tha për gazetën “Zëri” se koalicioni Nisma – AKR – PD ka kaluar pragun, mirëpo ankesa në Gjykatën Kushtetuese u bë për çështje parimore.
“Rezultati nuk lëviz, por për çështje parimore është bërë kjo ankesë. Ajo nuk u bë për shkak të pragut, sepse pragu është kaluar, por është bërë për çështje parimore, sepse ato vota që nuk i plotësojnë konditat juridike, pa marrë parasysh kujt i përkasin, nuk duhet të numërohen”. Ai tha se po të mos numërohen votat e ardhura me vonesë nga diaspora koalicioni Nisma – AKR – PD mund të ketë një përqindje më të madhe të votave, por ato nuk e ndërrojnë shumë rezultatin. “Nëse anulohen mund të dalë një përqindje ndoshta pak më e madhe, por nuk luajnë shumë rol në rezultat”, ka përfunduar ai.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici