Ka filluar Java e Integritetit 2025, pikërisht me shënimin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Kosovë.
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka informuar se kjo javë do të karakterizohet me 50 aktivitete të ndryshme.
“Integriteti nuk është opsional, është detyrë e jona. Do të vazhdojmë të jemi të pa anshëm, të vendosur dhe profesional me çdo vendim tonë. Do të vazhdojmë të insistojmë në përgjegjshmëri dhe transparencë te zyrtarët publik, me një kulturë ku korrupsioni nuk tolerohet”, tha Buleshkaj.
Pas nisjes zyrtare së Javës së Integritetit, u mbajt paneli i diskutimit “Kontributi i Planeve të Integritetit në Parandalimin e Korrupsionit” me panelistët Burim Sadiku, udhëheqës i Divizionit për Integritet dhe Strategji në APK, profesori Bekim Bliqi, konsulenti i jashtëm Albert Avdiu dhe analistja e politikave Albana Rexha.
Kjo javë organizohet në bashkëpunim me Forumin Konsultativ të APK-së me Shoqërinë Civile.

Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...