Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
KQZ ka bërë të ditur se mëngjesin e së premtes (14 shkurt) ky proces ka filluar edhe në komunën e Istogut dhe Rahovecit.
Ndërsa gjatë pasdites, në orën 16:00, planifikohet që numërimi të fillojë në QKN-të në komunat Pejë dhe Podujevë.
Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë., Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik./Arbresh.info/





Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur