Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me Gardën Ceremoniale të FSK-së e kanë ngritur flamurin amerikan në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Siç edhe është bërë traditë në ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kosovarët edhe këtë vit e kanë nderuar vendin e tyre mik.