Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.
Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.
“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria Speciale./Arbresh.info/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë