Për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje.
08:30
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan organizon Panairin e Gjuhës të Artit, Shkencës dhe Teknologjisë. Merr pjesë dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan)
09:00
HIB Petrol Ditën e Solidaritetit me disa aktivitete. Me këtë rast, disa të rinj i bashkohen kompanisë për një ditë pune. Pagesën e tyre, në fund të ditës, do e dhurojnë për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. (Pika e HIB-it, Çagllavicë)
11:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (DokuKino, Prizren)
12:00
Mbahet Parada e Krenarisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
12:00
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. (Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
13:00
Kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit)
15:30
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)./Arbresh.info/
Fischer mbron ndërhyrjen në Kosovë më 1999: E fajësoj veten ...
Luani pozon me nusen te kulla e Haradinajve, te shtëpia e ba...
Ronaldo: Po afrohet fundi i karrierës sime, dua të shijoj çd...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan, vonesa dhe vështir...
Irani i dërgon ShBA-së propozimin e fundit në negociatat për...
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...