Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
11:00
Hapet Marketi i Ndërtimit, ku marrin pjesë kompani të ndërtimit dhe qytetarët do të mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me zbritje. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
11:00
Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. (Kuvendi i Kosovës, N506)
12:00
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, organizojnë protestën me moton “Demokracia vdes në errësirë” në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...