Nga Zyra e OBSH-së në Kosovë paralajmërojnë përkeqësim të situatës me COVID-19 në shtator

09:10 | 23 Korrik 2020
A Z

Zyrtarja për emergjenca nga Organizata e Botërore e Shëndetësisë në Kosovës ka thënë se ekziston nevoja për kapacitete shtesë infrastrukturore. Humolli thotë se se me rritjen e numrit të rasteve me koronavirus, Kosova ka nevojë për më shumë testime.

Sipas saj, nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese, por e vetmja gjë që duhet të bëhet është që mos të dilet pa maska.

“Rritja e numrit të rasteve nuk mund të themi se është e arsyeshme, por është e pritur, duke pasur parasysh që pas lirimit të masave, nuk janë ndërmarrë masat parandaluese të cilat kanë të bëjnë me tre hapat të cilët OBSH-ja veç i ka rekomanduar: vendosja e maskave, distanca fizike dhe higjiena e vazhdueshme e duarve. Andaj, rastet e tilla janë edhe të pritura edhe pse është një numër bukur i lartë i tyre”.

Humolli madje shtoi se duhet të bëhen më shumë teste.

“Definitivisht se testet PCR është dashur të bëhet më tepër për shkak se tash edhe pozitivitetin e kemi diku rreth 50 për qind, për shkak se fokusi është te persona të cilët janë me dyshim të lartë me COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi). Detyrimisht duhet të përfshihen në testim edhe kontaktet e para dhe të dyta, por është shumë e rëndësishëm të bëhet gjurmimi i tyre, për shkak se kemi një pasqyrë më të qartë të situatës epidemiologjike në Kosovë”, u shpreh ajo për REL.

Ajo theksoi se në shtator mund të përkeqësohet gjendja, për shkak se se edhe fillon seozna e gripit.

“Instituti ka për obligim të bëjë testimin, të bëjë mbikëqyrjen dhe hulumtimin e rasteve dhe të bëjë komunikimin e riskut. Por, pjesa tjetër është e të gjithë neve. Duhet të gjithë të japim kontributin në këtë drejtim. Po e përsëris një fakt tjetër, është java e tretë e korrikut, shumë shpejt do të shkojë edhe gushti, vjen edhe shtatori ku fillon edhe sezona e gripit, së bashku me të fillon edhe viti akademik, viti shkollor, dhe mundësit për të pasur probleme edhe më të mëdha, ekzistojnë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale