Ish-ushtari i UÇK-së, tashti kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu, është ftuar nga Gjykata Speciale, në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar Bojaxhiu, duke thënë se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se do t’i mbrojë kështu vlerat e luftës.
“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë Bojaxhiu, duke bërë të ditur se intervistimi i tij në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.
Për këtë ftesë, ka reaguar edhe OVL e UÇK-së në Dragash, duke e kundërshtuar këtë veprim të gjykatës Speciale.
“Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po u bën padrejtësi bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit./PrizrenPress/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...