Nga sot mot me diell, ngriten temperaturat

07:04 | 20 Korrik 2020
A Z

Fillim i javës do të përcillet nga mot me diell. Temperaturat pritet të ngrihen si pasojë e masave të nxehta të ajrit me origjinë afrikane.

Ndërkohë nga dita e premte pritet të krijohen kushte për reshje shiu të përcjella nga stuhi lokale.

Temperaturat minimale në pesë ditët e ardhshme do të sillen nga 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri 33 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale