Nevojtarët në Podujevë në baraka, shtëpitë për ta të zbrazëta

20:58 | 1 Korrik 2018
M. A.

Imer Gimolli ka 17 vjet që jeton në këtë kontejner në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë.

Ai thotë se jetesa në të është bërë e padurueshme, raporton KTV.

1 vjet më parë aplikoi për një nga shtëpitë, të cilat i ndërtoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për raste sociale.

Derisa në 50 shtëpi janë sistemuar familjet, 20 shtëpi të tjera kanë mbetur të zbrazura. Komuna këtë e arsyeton me procesin zgjedhor.

Përveç mosndarjes së 20 shtëpive ekzistuese, institucionet kanë ngecur edhe në ndërtimin e 20 objekteve të tjera që janë pjesë e këtij projekti.

Lagjja e Dëshmorëve ka qenë lagje në të cilën banorët jetonin nëpër kontejnerë. Ministria e Punës është zotuar se do të ndërtojë shtëpi për secilën familje.

Deri më tash, janë ndarë 235 mijë euro.

 

Shpërndaje në rrjete sociale