Nesër shënohet dita e Pranverës, mbjellën lule e fidane në Prishtinë

12:53 | 20 Mars 2022
A Z

Me rastin e shënimit të Ditës së Pranverës, nesër do të mbjellën lule dhe fidane në Parkun e ri “Dardania”.

Aktiviteti është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria e Parqeve, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Hortikultura”.

Sipas njoftimit të Komunës, në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe kryetari Perparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Parqeve, Donika Çeta, si dhe nxënës dhe mësimdhënës shkollës “Dardania”.