Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.
Kështu bëri të ditur, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo tha se nesër (e mërkurë) do të mbahen seanca për formimin e qeverisë nga ora 14:00.
Ndërkohë nga ora 11:00 do të mbahet një seancë për formimin e komisioneve për të diskutuar për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së.
I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Konjufca u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.
Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të merrte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
Nëse dështon edhe nesër, shkohet automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme./Arbresh.info
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...