Dy të miturit G.H dhe R.G, të dyshuar për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zeka, do të paraqiten nesër para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për tu përballur me akuzat për vrasje.
Gjykimi sipas burimeve të portalit Arbresh.info do të nis të mërkurën nga ora 9:00, dhe do të jetë i mbyllur për media.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka propozuar dënim me burgim për dy të mitur, si të dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës.
Ndryshe, 16 vjeçari Aulon Zeka është gjetur i vdekur në mëngjesin e 15 shtatorit rreth orës 11:00, në rrugën “Gjon Sereqi” në Prishtinë. I ndjeri ishte qëlluar me katër plumba në trup. /Arbresh.info/
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme