Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës

14:18 | 15 Shtator 2021

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nesër në Shkup do të mbajën seancë të përbashkët, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh me të cilat do të thellohet dhe përforcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Marrëveshjet janë nga fusha e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacioneve dhe zhvillimit tekonologjik e fusha të tjera – ka njoftuar në press-konferencën e sotme, zëdhënësi I Qeverisë, Muamet Hoxha.

Qeveria, në seancën e djeshme të 106-të ka vërtetuar pakon e marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Republikën e Kosovës, që parashihen të nënshkruhen në seancën e përbashkët. /klanmaqedoni/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara