Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij, nesër, më 15 shtator, bëjnë dorëzimin e peticionit me 54, 829 nënshkrime të mbledhura në fushatën për liberalizim të vizave, Koha për ta ndalur izolimin e Kosovës/Treat US Fairly, njoftuan organizatorët.
Sipas njoftimi dorëzimi i peticionit do të bëhet në orën 14:00. Ai do t’i dorëzohet përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian z. Samuel Zbogar, ndërsa në orën 15:00 peticioni do t’i dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, z. Bekim Ҫollaku.
Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederika Mogherinit. Fushata ka vazhduar me vendosjen e postierëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjes së lirë, si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale. Fushata ka vazhduar aktivitetin e saj me peticionin online, i cili ka mbledhur afër 4, 000 nënshkrime. Në 7 komunat kryesore të Kosovës është organizuar mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët. Atyre iu është dhënë mundësia që t’i dërgojnë edhe kartolina të personalizuara z. Zhbogar dhe ministrit Collakut për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me mohimin e të drejtës legjitime, atë të lëvizjes së lirë. Interesim për ta nënshkruar këtë peticion kanë shprehur 54, 829 qytetarë ndërsa gjithsej janë dërguar 1020 kartolina. Pjesë e fushatës është edhe një film dokumentar, i cili pritet të shfaqet në tetor të këtij viti, thuhet në njoftim.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...