Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar planin e Qeverisë Kurti për politikën e Jashtme, duke vlerësuar se nuk ka ndonjë plan për njohje të reja.
Në një konferencë për medie të mbajtur të dielën nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi, ka thënë nuk mund të bëhet fjalë për nisen e negociatave për anëtarësim.
” Qeveria nuk ka plan për njohje të reja, mosnjohja nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe mosnjohja nga vendet e tjera do të pengojë konsolidimin e Kosovës në sitemin ndërkombëtar.Dhe as që mund të bëhet fjalë për nisjen e negociatave”, tha ajo, raporton arbresh.info.
Ajo tha se programi i Qeverisë Kurti nuk ka nuk ka strategji për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“S’ka strategji e afate për realizimin e tyre, programi nuk përmban asnjë fjalë të vetme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në Interpol e as në Unesco. Qeveria e Kosovës duhet të bëjë të gjitha përgatitjet për anëtarësimin e Kosovës në këto organizata dhe në të tjera organizata.
Ajo ka folur edhe për procesi i liberalizimit të vizave, ku ka thënë se, sigurisht se është shumë i përfolur në vendin tonë, meqë akoma nuk ka diçka konkrete.
Për këtë proces, Mjekiqi është shprehur se është proces i vonuar.
“Po të ishte ky proces vetëm teknik, qytetarët tani do të ishin duke udhëtuar të lirë.” ka thënë Mjekiqi që është edhe koordinatore për Politikë të Jashtme në LDK.
“Thellimi i bashkëpunimit me Shqipërinë, paraqitet sipërfaqësisht në programin e qeverisë”, tha ndër të tjetra.
Të gjitha premtimet që janë bërë në fushatë zgjedhore, nuk kanë sjellë asgjë konkrete, sipas saj. /M. D /arbresh.info/
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti
Moti sot i vranët, temperaturat nga -6 deri në 8 gradë