Ekipi qeveritar për dialog me Serbinë, të cilin e ka emëruar të hënën Qeveria e Kosovës, do të marrë pjesë në takimin e së premtes në Bruksel bashkë me presidentin Hashim Thaçi.
Pjesëmarrjen e këtij ekipi në takimin e 7 shtatorit, ku do të takohen presidentët Thaçi dhe Vuçiq, e ka konfirmuar për “Zërin” edhe shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, i cili po ashtu është emëruar anëtar i këtij ekipi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për bisedimet me Serbinë, të cilin do ta kryesojë lideri i Nismës Fatmir Limaj, do të jetë pjesë e nivelit politik të dialogut me Serbinë.
Për më shumë ky ekip do të marrë pjesë edhe në takimin e së premtes, 7 shtatorit 2018, në Bruksel mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiqit.
Grupi negociues duhet të hartojë një platformë për bisedime, e cila duhet të votohet në Kuvend.
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...