Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për të shpëtuar nga qeverisje e Isa Mustafës janë zgjedhjet e reja, të cilat, sipas tij, duhet të mbahen këtë vit, në gjysmën e muajt tetor.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në këto zgjedhje AAK-ja, Vetëvendosja dhe Nisma të shkojnë në një listë të përbashkët. Kjo ide, sipas Haradinajt, është duke u diskutuar ndërmjet tre liderëve opozitarë.
Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë eksperiment i panevojshëm për Kosovën. Kjo gjykatë, sipas tij, mund t’i ketë shkuar përshtati vetëm kryeministri Isa Mustafa.
Duke folur për dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke humbur kohë në këtë proces./Epoka e re/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK