Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 06:55, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet S.L, viti i lindjes 1950.
I burgosuri, që nga pranimi, tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.
“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi.
Si pasojë e kësaj, dy javët e fundit ka qenë i shtrirë nën kujdesin e vazhdueshëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
I njëjti ishte i dënuar për vrasje të rëndë.
Në njoftim thuhet se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./arbresh.info/
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...