Dy subjektet opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, këmbëngulin në kërkesat e tyre të para pesë ditëve lidhur me thirrjen e interpelancës parlamentare të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministres për Dialog, Edita Tahiri, lidhur me ndërtimin e murit në veri të lumit Ibër. Opozitarët e konsiderojnë Qeverinë përgjegjëse për ngritjen e murit nga serbët në veri të vendit, prandaj kërkojnë llogari nga Mustafa e Tahiri.
Megjithatë, ende nuk ka ndonjë vendim për kohën e interpelancës.
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur për “Zërin” se kërkesa për interpelancë i është dorëzuar kryeministrit dhe se në bazë të Rregullores së Kuvendit kryeministri brenda 7 ditësh duhet të përgjigjet.
“Ne e kemi pranuar kërkesën, ia kemi përcjellë Zyrës së Kryeministrit, ndërsa kryeministri ka kohë 7 ditë për t’u përgjigjur”, ka sqaruar Krasniqi.
Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Kryesia e Kuvendit duhet të vendosë për kohën e mbajtjes së interpelancës parlamentare dhe se presin që kjo seancë të mbahet sa më shpejt...
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...