Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri se në pranverë do të hapet kufiri me Kosovën.
Këtë njoftim, shefi i Qeverisë shqiptare e ka bërë në pritjen tradicionale për trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku nuk kanë munguar edhe ambasadori i Serbisë, Mirolub Zariq dhe ai i Rusisë, Aleksander Karpushin.
Rama ka kërkuar nga ambasadorët e akredituar në Shqipëri që të mos i deformojnë qëllimin dhe përmbajtjen e këtij akti duke e ricikluar, sipas tij, përsëri në atë vazhdën e mbetjeve të nacional-folklorizmit të së shkuarës.
“Çfarë ne do të bëjmë, është shumë e thjeshtë. Kemi marrë të gjithë regjimin Schengen, e kemi përkthyer nga fillimi në fund, i jemi nënshtruar një procesi teknik shumë të detajuar mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Kosovës, për të garantuar të gjithë parametrat e sigurisë dhe për të garantuar një liri lëvizjeje që sot është absurde, pa cenuar asnjë standard të garancive që japim si një vend që përfiton nga regjimi i liberalizmit të vizave”, sqaroi Rama ambasadorët e akredituar në Tiranë.
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...